Skip to content Skip to footer
rimodelim trupi

Rimodelimi i barkut

Imagjino të skalitni trupin tuaj, jo vetëm për pamjen, por për një udhëtim ekzaltues drejt zbulimit të vetvetes dhe fuqisë tuaj!

Çfarë është Abdominoplastika ?

Abdominoplastika apo miniabdominoplastika, e njohur gjithashtu si “rimodelim i barkut”, është një ndërhyrje kirurgjikale që ka për qëllim heqjen e lëkurës së tepërt të barkut dhe tendosjen e saj. Ky operacion konturon zonën e barkut dhe të belit.  Abdominoplastika mund të kryhet si një operacion i vetëm ose i kombinuar me ndërhyrje të tjera si: liposucioni, zmadhimi i gjoksit dhe ngritja e gjoksit. Qëllimi i abdominoplastikës është heqja e lëkurës së tepërt të barkut duke e tërhequr dhe e tendosur atë. Rezultati përfundimtar që arrihet nga abdominoplastika është një bark më i bukur estetikisht përsa i përket pamjes, tonit të muskujve dhe siluetës në tërësi.

Operacioni i rimodelimit të barkut lë një shenjë (cicatrice) në fundin e barkut e cila nuk përbën shqetësim pasi mbulohet lehtësisht me veshmbathje. Gjatë ndërhyrjes së abdominoplastikës tregohet kujdes që shenja të jetë e pozicionuar sa më poshtë që të mund të mbulohet lehtësisht nga veshjet intime (të brendshme) apo bikini. 

 Ndërhyrja zgjat afërsisht 2 – 3 orë, ndryshon nga pacienti në pacient dhe kryhet në anestezi të përgjithshme me prezencën e anestezistit gjatë gjithë ndërhyrjes kirurgjikale. Në përfundim të operacionit të abdominoplastikës të gjitha prerjet mbyllen me shumë kujdes, për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm estetikisht.

Për Çfarë të përgatitemi

Paraprakisht

Çfarë të presim

Pas operacionit

Pacientët inkurajohen të ecin që ditën e nesërme pas ndërhyrjes së rimodelimit të barkut, kjo bëhet për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Personat që kryejnë këtë ndërhyrje qëndrojnë në spital dy netë me qëllim që të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët. Pas daljes nga spitali parashikohen kontrolle periodike pranë klinikës për mjekimin e plagëve post-operatore deri në rekuperimin e plotë të pacientit. Sugjerojmë që pacientët të rifillojnë aktivitetin normal ditor dy javë pas operacionit.

 

Aktiviteti i tepruar fizik ose mbajtja e peshave të rënda duhet shmangur për 3 – 4 javët e para pas ndërhyrjes, por që mund të shtohet gradualisht më vonë nëse është bërë riforcim i muskujve të barkut. Rezultatet e abdominoplastikës dhe mini-abdominoplastikës janë të qëndrueshme në kohë nëse kombinohen me një dietë të balancuar dhe aktivitet të rregullt fizik. Për mbajtjen e rezultateve afatgjata, stafi mjekësor do ju sugjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.

+39 331 339 4825

Newsletter

AmoClinic © 2024. All rights reserved.

Go to Top