Mbjellja e Mjekrrës
Mbjellja e mjekrës është një procedurë serioze e cila përmban detaje të hollësishme.
Si realizohet mbjellja e mjekrrës?
Kjo procedurë varion nga 3 deri në 6 orë në drejtim të kohëzgjatjes, në varësi të sipërfaqes që do të mbillet. Ajo kryhet me anestezi lokale, ashtu si edhe mbjellja e flokëve. Kjo do të thotë që dhimbja nuk do të ndjehet as gjatë dhe as pas aplikimit.
Procedura e mbjelljes së mjekrrës e aplikuar kohët e fundit jep rezutate shumë të mira.
Pas mbjelljes së mjekrrës
Gjatë javës së parë pas kryerjes së procedurës, mund të vërehen kore në zonën e mjekrrës.
Rekomandohet të lahet dhe të lyhet me kremin e sugjeruar për përdorim nga specialistët tanë, me synim zbutjen dhe minimizimin e koreve.
Nuk duhet të përdoret brisku i rrojës për të paktën 10 ditë duke nisur nga dita e parë pas kryerjes së procedurës.
Dy muaj pas procedurës, rrënjët e fijeve të mbjella do të fillojnë të rriten. Procesi në tërësi zgjat rreth 9 muaj.