Skip to content Skip to footer
Rimodelimi i qepallave dhe qeskave të syve

Blefaroplastika

Përjetojini magjinë e bukurisë së përjetshme me procedurën tonë të blefaroplastikës, ku çdo shikim bëhet një histori mbresëlënëse e transformimit, duke zbuluar sy që shkëlqejnë me një ndriçim të ri gjetur!

Çfarë është Blefaroplastika?

Nëse jeni të pakënaqur me pamjen e qeskave të syve apo qepallat e rëna, atëherë ne ju rekomandojmë blefaroplastikën e cila mund të korrigjojë këto probleme përgjithmonë. Nëpërmjet operacionit të blefaroplastikës mund të korrigjohen jo vetëm qepallat e rëna të syve apo qeskat e syve por edhe pamja e syve të lodhur që shpesh na krijon qeskat e errëta. Për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve ju mund ti drejtoheni kirurgut plastik për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve:

  • Eliminimi i qepallave të sipërme: Ndërhyet përgjatë linjës natyrale të qepallës për të kryer eliminimin e lëkurës së tepërt dhe nëse është e nevojshme, rimodelohet edhe muskuli. Më pas mbyllet prerja me fije shumë të holla.
  • Korrigjimi i qeskave të syrit: Prerja bëhet poshtë qerpikëve në qepallën e poshtme dhe fshihet mirë nga rrudhat e syrit që krijohen nga e qeshura. Lëkura ndahet nga muskuli dhe pjesa dhjamore dhe eliminohet lëkura e tepërt. Një pjesë e dhjamit mund të vendoset për të mbushur kanalin që krijohet në zonën e poshtme të syve që shpesh e quajmë “occhiaie” ose qeskat e errëta të syve. Prerja mbyllet zakonisht me fije të tretshme.
  • Blefaroplastika trans-konjunktivale: Dhjami i gjendur në pjesën e poshtme të syrit, në të ashtëquajturat qeskat e syve, mund të krijohet edhe pa lëshim të tepërt të lëkurës. Në këtë rast, lëkura nuk është e nevojshme të eliminohet dhe prerja bëhet nga brenda qepallës së poshtme. Kjo teknikë shmang tërësisht shenjat e dukshme.
  • Konsulta e bërë paraprakisht me kirurgun estetik për rimodelimin e qepallave apo qeskave të syve do të jetë ajo që do të përcaktojë se cila procedurë është më e përshtatshme për përmirësimin estetik të synuar. Operacioni i blefaroplastikës zgjat 45 – 90 minuta dhe realizohet në anestezi lokale. Ky operacion mund të kryhet i kombinuar edhe me ndërhyrje të tjera si liposucion i gushës apo injektim i dhjamit në zona të ndryshme të fytyrës si pjesa e poshtme e syrit, mollëza dhe në mimikën e buzëqeshjes.

Për Çfarë të përgatitemi

Paraprakisht

Çfarë të presim

Pas operacionit

Pas ndërhyrjes së blefaroplastikës pacientët sugjerohet të mbajnë kokën të ngritur për disa ditë dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta. Qepjet (suturat) hiqen përafërsisht 3 – 5 ditë pas operacionit nga stafi mjekësor i klinikës. Edemat apo shenjat e zeza mund të zgjasin 1 – 2 javë, megjithatë kjo ndryshon në varësi të reagimit individual. Shumë pacientë kthehen 5 – 7 ditë pas ndërhyrjes edhe pse është e këshillueshme që të merren minimalisht një javë pushim pas operacionit.

+39 331 339 4825

Newsletter

AmoClinic © 2024. All rights reserved.

Go to Top