Skip to content Skip to footer

Lifting i gjoksit

Rrisni hijeshinë tuaj dhe përqafoni vetëbesimin me një siluetë te rinuar falë procedurës tonë të lifting të gjoksit.

Çfarë është lifting i gjoksit?

Me kalimin e viteve, është shumë e zakonshme që gjoksi të humbasë tonusin dhe fortësinë e tij dhe të fillojë të varet si pasojë e moshës, luhatjeve të peshës, shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji. Edhe pse operacioni lifting i gjoksit nuk shërben për ta bërë gjoksin më të madh ose më të plotë, kjo ndërhyrje ndihmon në ngadalësimin e efekteve të plakjes duke tendosur lëkurën e gjoksit. Gjithashtu, operacioni i ngritjes së gjoksit mund të jetë i dobishëm për zvogëlimin e areolës, e cila është zona me pigment të errët përreth mamelës (thithës) së gjoksit. Ngritja e gjoksit mund të kombinohet edhe me zmadhimin e tij, veçanërisht për gratë të cilat kanë humbur volumin e gjoksit të tyre nga shtatzania apo nga humbja në peshë.

Operacioni lifting i gjoksit kryhet në sallë operatore në anestezi totale dhe zgjat 2 – 2.5 orë. Pas ndërhyrjes rekomandohet qëndrimi në spital për 1 – 2 netë me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të pacientit. Kirurgët estetikë të Klinikës Amo realizojnë ndërhyrjen lifting të gjoksit duke lënë një cicatrice (shenjë) të hollë përreth mamelës së gjoksit dhe në pjesën e poshtme të gjoksit në formë _I_. Rezultati pas operacionit është një gjoks i ngritur dhe i tendosur. Operacioni i ngritjes së gjoksit mund të kryhet i kombinuar edhe me ndërhyrje të tjera estetike si për shembull zmadhimi i gjoksit me protezë apo me dhjam.

Për Çfarë të përgatitemi

Paraprakisht

Çfarë të presim

Pas operacionit

Menjëherë pas operacionit lifting i gjoksit është normale që pacientët të ndjejnë dhimbje në kraharor. Mjekët tanë do përkujdesen për zvogëlimin e këtyre dhimbjeve duke ju këshilluar medikamente kundër dhimbjeve. Në javën e parë pas ndërhyrjes kirurgu do ju përshkruajë marrjen e disa mjekimeve për të ulur rrezikun e ndërlikimeve post-operatore. Pas operacionit stafi do ju pajisë me recipeta kirurgjikale të cilat janë të përshtatshme të vishen gjatë shërimit. Është normale që gjoksi të jetë i enjtur dhe të krijojë bezdi 2 – 3 javët e para.

Shenjat e ndërhyrjes post lifting të gjoksit do të mbeten të kuqe deri në gjashtë muajt e parë e më vonë do të vijnë dalëngadalë duke u zbehur dhe duke iu përafruar ngjyrës së lëkurës tuaj. Shumica e pacientëve që punojnë në zyra mund të kthehen në punë edhe një javë pas operacionit. Rezultatet përfundimtare nga ngritja e gjoksit shihen zakonisht pas gjashtë muajsh dhe janë të qëndrueshme në kohë.

+39 331 339 4825

Newsletter

AmoClinic © 2024. All rights reserved.

Go to Top