Skip to content Skip to footer
Rimodelimi i mjekrës

Mentoplastika

Definoni një mjekër elegante e në harmoni me tiparet tuaja nëpërmjet procedurës tonë të detajuar të mentoplastikës.

Çfarë është mentoplastika?

Operacioni estetetik i mjekrës mund të përmirësojë balancën asimetrike të profilit tuaj ose të korrigjojë mjekrën së cilës i mungon definimi. Nëse mjekra juaj është pak e theksuar apo nëse fytyra juaj lidhet me qafën pa asnjë përcaktim, zmadhimi i mjekrës me protezë mund të jetë një opsion për pacientët që kanë një normalitet funksionimi dhe të zhvillimit të nofullave. Rimodelimi i mjekrës kryhet për të zmadhuar apo për të zvogëluar mjekrën. Rastet kur pacienti shprehet i shqetësuar për mjekrën e tij të dalë jashtë profillit të fytyrës, kirurgu sugjeron zvogëlimin e mjekrës e cila është një ndërhyrje që kryhet në anestezi totale dhe zgjat 45 – 60 minuta.

Ndërkohë, për ata persona që kanë shqetësim mjekrën e futur brenda, kirurgu sygjeron vendosjen e implanteve në mjekër apo acid hyaluronic (mentofiller) për zmadhimin e mjekrës. Protezat për zmadhimin e mjekrës ofrojnë një metodë të përhershme të forcimit të mjekrës dhe të theksimit të mjekrës e cila është veçanërisht e dukshme në profil. Alternativa për rimodelimin e mjekrës me acid hyaluronic (filler) është një zgjidhje e përkohshme dhe aspak impenjative për pacientin, ndërsa kirurgjia e zmadhimit të mjekrës me implante është një zgjidhje përfundimtare për theksimin e mjekrës dhe ndërhyrja kryhet nga një kirurg estetik i kualifikuar për të arritur një ndryshim që transformon profilin tuaj.

Gjatë operacionit të zmadhimit të mjekrës kirurgu mund ta bëjë mjekrën tuaj më të gjerë ose edhe më të gjatë në mënyrë që të përmirësojë jo vetëm pamjen e jashtme të mjekrës suaj, por gjithashtu edhe funksionimin e saj. Teknika më e zakonshme e operacionit për rimodelimin e mjekrës realizohet duke bërë një prerje te mishrat e dhëmbëve të poshtëm të gojës dhe më pas duke krijuar një hapësirë për mbajtjen e implantit të vendosur mbi kockën e poshtme të nofullës. Prerja zakonisht bëhet në pjesën e brendshme të gojës në mënyrë që pas shërimit ju të mos keni asnjë shenjë.

Operacioni i rimodelimit të mjekrës mund të realizohet duke u kombinuar edhe me ndërhyrje të tjera siç është rinoplastika (rimodelimi i hundës) apo liposucion i gushës të cilat së bashku përmirësojnë akoma dhe më shumë pamjen dhe profilin e fytyrës tuaj.

 

Për Çfarë të përgatitemi

Paraprakisht

Çfarë të presim

Pas operacionit

Pas operacionit të zmadhimit të mjekrës, kirurgu ju vendos një fasho kompresuese e cila duhet mbajtur për 3 – 4 ditë. Mjekra dhe fytyra juaj do të ndihen të lënduara dhe ndoshta me dhimbje të lehta, ndaj pas operacionit do ju këshillohet nga mjeku marrja e disa ilaçeve kundër dhimbjeve. Përtypja do jetë e vështirë për disa ditë pas operacionit; prandaj mjeku do ju rekomandojë ushqime të buta dhe dietë të lëngshme.

Pas operacionit të rimodelimit të mjekrës me protezë, mund ta ndjeni fytyrën të zgjatur, të ngushtë dhe të fryrë. Kjo ndjesi do të largohet me kalimin e kohës, zakonisht pas një jave. Enjtja do të jetë e bezdisshme estetikisht për pak kohë. Pasi të gjitha shqetësimet post-operatore të përfundojnë, mjekra juaj do duket më e theksuar, më e fortë dhe do të plotësojë profilin tuaj. Për shumicën e pacientëve tanë operacioni i rimodelimit të mjekrës rikthen vetëvlerësimin dhe sigurisht ju bën të qeshni shumë më shumë.

+39 331 339 4825

Newsletter

AmoClinic © 2024. All rights reserved.

Go to Top