Rinoplastika
Ndryshoni pamjen tuaj me ndihmën e ekspertëve tanë të Rinoplastikës!
Çfarë të presësh?
01.
Rimodelimi i hundës ose Rinoplastika siç e njohim tashmë të gjithë, është ndërhyrja kirurgjikale që ndryshon formën si dhe madhësinë e hundës.
02.
Operacioni i rimodelimit të hundës mund të kryhet për të korrigjuar një dëmtim të hundës, një defekt të saj që nga lindja, kur kemi probleme me frymëmarrjen, apo thjesht për arsye estetike. Rinoplastika apo Rinoseptoplastika është një nga ato operacione estetike që mund të ndryshojë plotësisht pamjen e fytyrës suaj. Rimodelimi i hundës mund të realizohet në dy teknika: “e hapur” ose “e mbyllur”.
Mjekët tanë kanë gjithë përvojën e nevojshme për të dyja teknikat.
03.
Kirurgu do të trajtojë njëri pas tjetrit çdo element të hundës, ku përfshihet kurrizi, çdo ngritje apo gungë, gjerësinë e hundës dhe flegrat e saj, rimodelim i majës së hundës, drejtim i strukturës kockore dhe kërcore si dhe përmirësim të rrugëve të frymëmarrjes.
Operacioni i rimodelimit estetik dhe funksional të hundës kryhet në anestezi totale, pra pacienti është në gjumë gjatë gjithë kohëzgjatjes së operacionit. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, operacioni zgjat 60 deri në 90 min.