Skip to content Skip to footer
Reduktimi i stomakut

Gastrektomia Vertikale

Transformoni jetën tuaj me procedurën tonë të gastrektomisë. Përqafoni një jetë plot shëndet dhe vetbesim duke hequr jo vetëm kilet e tepërta por kufizimet dhe pasiguritë tuaja.

Çfarë është gastrektomia vertikale?

Në kirurgjinë e mëngës gastrike, në anglisht “sleeve gastectomy”, stomaku ngushtohet, duke e prerë vertikalisht për të formuar një tubul rreth 80-120 ml në vëllim dhe duke qepur murin në anën e reseksionit. Është një ndërhyrje kufizuese me efekt të dyfishtë: rrit ndjenjën e ngopjes dhe pakëson oreksin. Gjithashtu pacientët tregojnë më pak interes për ushqimin.

Përse kirurgjia e mëngës gastrike ?

Kirurgjia e mëngës gastrike (sleeve gastrectomy), aplikohet laparoskopikisht.

Kirurgjia laparoskopike është një kirurgji minimalisht invazive, që realizohet me ndihmën e incizioneve (prerjeve) të vogla. Kjo realizohet me ndihmën e një instrumenti, i cili quhet laparoskop. Ky instrument përmban një kamera dhe burim drite në mënyrë të tillë që kirurgu të shohë brënda trupit pa nevojën e prerjeve të mëdha.

Cilat janë avantazhet e kirurgjisë laparoskopike?

  • Shenja të jashtme minimale
  • Qëndrim më i shkurtër në spital
  • Më pak plagë të brëndshme
  • Plagë që shërohen më shpejt
  • Më pak dhimbje
  • Rikthim i shpejtë në aktivitet
Për Çfarë të përgatitemi

Paraprakisht

+39 331 339 4825

Newsletter

AmoClinic © 2024. All rights reserved.

Go to Top